Xhamia Bashkimi në Linz
Webfaqe e krijuar për Xhaminë Bashkimi në Linz të Austrisë. E veçanta e kesaj webfaqe është se me nje web janë të prezentuara edhe shoqata edhe xhamia, gjithashtu edhe gjuhet shqip dhe gjermanisht. Pra në secilen hapje ka menun e vet dhe karakteristikat në kuadër të asaj që funksionon.
Një projekt tjetër për të njejtin klient do ta prezentojmë së shpejti.
www.bashkimi.at
- client: Xhamia Bashkimi Linz
- Location: Austria
- Architect: Kushtrim Guraj
- Year Of Complited: 2020
Portali M-Independent
Gazetaria dixhitale Shqiptare po zhvillohet edhe në Diasporë më saktesisht me realizimin e këtij projekti i cili qëndren e ka në shtetin Francëz.
Mërgimtaret që jetojnë në Francë, përmes kësaj gazete dixhitale do të jenë më të bashkuar.
Webfaqe është dizajnuar me blloqe tejet moderne dhe të lehta për tu shfletuar, dizajn është shumë i përshtatshëm edhe për mobil
- client: M-Independent.fr
- Location: Francë
- Architect: Kushtrim Guraj
- Year Of Complited: Shkurt, 2023
Website Fliesen MRN
Logo për Fliesen SA
Krijimi i logos për firmen Fliesen SA.
Website për Fliesen Sa
Webdizajni për Firmën në Austri Fliesen Sa.
- client: Fliesen SA
- Location: Austria
- Year Of Complited: 2022
Logo dhe Brendim për OpojaNet
Krijimi i logës për portalin OpojaNet e më pas edhe brendimi.
- client: Opoja Net
- Location: Dragash
- Architect: Arben Lezi
- Project Value: 2019
Websajti për Portalin Disidenti
Portali Disidenti një platformë për lajme online, me forma të ndryshme të artikujve dhe lajmeve nga vendi e rajoni.
Dizajn shumë i përshtatshëm për vizitorët të cilët përcjellin ngjarjet e fundit.
- client: Portali Disidenti
- Location: Klinë
- Architect: Kushtrim Guraj
- Year Of Complited: 2019
Websajti Immokasa.ch
Dizajnimi i websajtit për agjencionin e patundshmërisë Immokasa.ch i cili ndodhët në Zvicër.
Punime të formave për patundshmëri, lokacioni përmes hartës, detaje rreth objekteve.
Forma të përshtatshme për agjent, dhe mundësi të mirë deri të arritja e kontaktit.
- client: Immokasa.ch
- Location: Zvicër
- Architect: Kushtrim Guraj
Portali Opoja.net
Opoja.net është adresa në faqen e internetit e Agjencisë informative dhe edukative “OPOJAnet B.I”, e cila u themelua më 17 shkurt 2013.
Opoja.net është Agjenci informative dhe edukative dhe gëzon statusin e një mediumi të lirë e të pavarur.
Slogani Ynë
“Jemi të parët”
Politika redaktuese e portalit Opoja.net me fanatizëm mbron paanshmërinë e saj politike, por në të njëjtën kohë edhe është përkrahëse e të gjithë atyre që japin mund në mbrojtjen e vlerave të mirëfillta kombëtare dhe fetare të popullit shqiptar dhe të atyre që jetojnë në këtë trevë (Opojë).
Themelues: Kushtrim Guraj
Të dashur lexues dhe vizitorë, ju treva më e bukur në Kosovë “OPOJA”! Në përpjekje që të jemi bartës të lartësimit dhe vetëdijes për dijen e kulturës, ua sjellim pranë këtë portal modest me qëllim që të “ushqehemi” të gjithë nga pak nga kjo “trevë” ,e cila ofron porosi, informacione e argetim.
Ne duke pasur synim avancimin dhe ruajtjen e vlerave shoqërore do të mundohemi që të bëhemi të paktën një shkëndije e vogël që përpiqet të përhapë dritë.
Prandaj, nëse edhe ju dëshironi që sukseset të na përcjellin si hije, atëherë kemi mundesinë që këtë ta realizojmë së bashku dhe të bashkangjitemi në karvanin e shoqërive të përparuara.
Shërbimet tona
Agjencia informative Opoja.net iu ofron shërbimin e përditshëm të lajmeve (7 ditë në javë) nga Komuna e Dragashit (Opoja), Kosova, rajoni e bota, në fusha të ndryshme të veprimtarisë. Servojm lajme e raporte për zhvillimet në Opojë dhe Kosovë, kemi informacione për ngjarjet në rajon dhe botë.
Opoja.net ka raporte bashkëpunimi të ndërsjella me agjenci lajmesh dhe rrjetin shumë funksional të korrespondentëve në Fshatra të Opojës, në Dragash, Kosovë dhe në rajon.
Që të informoheni më shumë dhe nëse doni të dini më shpejtë dhe më saktë çdo gjë për Opojën, vizitojeni websajtin www.opoja.net
Agjencia e Pavarur e Lajmeve Opoja.net, duke dëshiruar që të jetë sa më afër Jush, publikimin e lajmeve nga Opoja do të keni mundësi t’i keni në dispozicion në faqen kryesore, e cila është në momentin e hapjes.
Shërbimi i fotove
Përfshin fotot nga ngjarjet kryesore në Opojë. Dimensioni i tyre është 770 x 470 pixel.
Shfrytëzimi i lajmeve të Opoja.net-it mund të bëhet përmes sistemit të abonimit (parapagimit) apo edhe me anë të marrëveshjes.
- client: Opoja Net
- Location: Dragash
- Architect: Kushtrim Guraj
- Year Of Complited: 2013
Portali Rtv Pendimi
Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit
Radio Pendimi është Radio Islame në gjuhën shqipe, që filloi punën e saj në Tetor të vitit 2006. Radio Pendimi synon përhapjen e diturisë fetare dhe rrënjëzimin e metodologjisë te të gjithë myslimanët e rajonit dhe te ata të cilët hulumtojnë pas të vërtetës. Këtë gjë, Radio Pendimi e bën nëpërmjet materialeve të saja edukative, mësimore dhe analizave të ngjarjeve globale me këndvështrim të thellë fetar.
Gjatë gjithë kësaj mbështetet në ndihmën e Allahut, subhanehu ue teala, pastaj në udhëzimin e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe në traditën e tri gjeneratave të para të myslimanëve. Arritjen e të cilës e mundëson ekipi profesional që është i angazhuar në këtë veprimtari. Materialet e Radio Pendimit tashmë do të mund t’i gjeni edhe në ueb faqen tonë, pas një intervali kohor.
Mesazhi i Radio Pendimi:
Radio Pendimi u drejtohet të gjithëve Muslimanëve,t’i njoftojë me punët e mira, t’i ngjallë dhe t’i zbusë zemrat e po ashtu t’i rritë ambiciet e tyre. Nëpërmjet këtyre, synon të ndërtojë myslimanë:
– me besim të pastër dhe të shëndoshë
– me dije të thellë
– me kuptim të vërtetë të realitetit (situatës aktuale)
– t’i bazojë qëndrimet e tij mbi baza fetare
– në metodologjinë e tij të ndjekë rrugën e tri gjeneratave të para të myslimanëve.
Qëllimet i Radio Pendimi:
1. Përhapja e besimit të ehli sunetit.
2. Përhapja e diturisë fetare, e cila është e ndërtuar mbi argumente dhe baza fetare.
3. Dhënia rëndësi studimeve të ndryshme, të cilat do të ndihmojnë në këshillimin dhe përmirësimin e popullit tonë.
4. Njoftimi i lexuesve dhe ndegjuesëve me aktualitetin e myslimanëve në përgjithësi, qoftë në aspektin politik, ekonomik, ideologjik apo pedagogjik duke u munduar në zgjidhjen e atyre problemeve aq sa lejojnë mundësitë.
Metodologjia:
Radio Pendimi ka emisone te ndryshme me hoxhallarë me eminent, gjëra të cilat ndihmojnë në gjetjen e mjeteve të qëlluara për të shërbyer veprimtarinë Islame dhe atë, me metoda që bazohen në analiza dhe qartësi, në shprehje dhe në qëllime.
Radio Pendimi mundohet t’i eliminojë ballafaqimet partiake (grupore, xhematore) dhe divergjencat personale, të cilat zhdukin ëmbëlsinë e da’vetit. Gjatë gjithë kësaj, Radio Pendimi mundohet të sqarojë bazat dhe të vërtetat fetare ashtu si janë.
Radio Pendimi është nje Radio Islame, ku sqarohet e vërteta dhe ngjallet vetëdija. Ndoshta nuk kemi mundësi për të thënë të vërtetën në çdo çështje, por të kotën nuk do ta themi asnjëherë, me lejen e Allahut.
Vizioni i Radio Pendimi
Shpresojmë se me ndihmën e Allahut e pastaj edhe me mundin e hoxhallarëve dhe davetçive në përgjithësi, Radio Pendimi ka arritur një numer të lartë të pranimit dhe besueshmërisë te ata që punojnë për Islam. Radio Pendimi do të mundohet që të jetë:
– referencë Islame te shumë njerëz, sepse ajo posedon metodologji të drejtë dhe të thellë Islame.
– burim i pasur dhe i pastër, që u del në ndihmë thirrësve, hatibave, ligjëruesve dhe studiuesve.
– material efektiv për zgjimin e vetëdijes dhe njoftimin me realitetin (aktualitetin) e popullit tonë.
– shtyllë nga shtyllat kryesore në ndërtesën e mediumit fetar Islam.
E lusim Allahun të na bëjë të sinqertë në fjalë dhe vepra, të na falë të gjitha gjynahet, ato që shihen dhe të tjerat që nuk shihen, të na japë të mirat në këtë dynja dhe më të mirën e ahiretit, xhenetin firdeus dhe shikimin e Fytyrës së Tij. Amin
- client: Rtv Pendimi
- Location: Austri
- Surface Area: Hevzi Hasani
- Architect: Kushtrim Guraj
- Year Of Complited: 2016
Portali Albswiss
Bëhen vite që kur informimi kulturor, kombëtar, veprues dhe jetësorë, nga mërgata jonë e më gjerë, janë bashkuar për t’i dhënë formë prezantimit televiziv, dhe për ta ofruar atë tek shikuesit përmes operatorit Alb’swiss Tv media me seli në Gjenevë të Zvicrës.
Kanali ynë po përshpejton vendosmërinë e vazhdimësisë dhe të përmbajtjes së tij nëpër shumë rrethe të audiencës digjitale.
Politika jonë programore vazhdon të mbetet e njëjtë rreth qëllimeve për të vendosur kulturën, jetën dhe të arriturat kombëtare në shërbim të projekteve të interesit të përgjithshëm. Ajo veçanërisht ka si synim informimin e drejtë, të pa anshëm me mundësi të barabarta për gjithë bashkëkombësit tanë e në veçanti pjesën të cilët jetojnë e veprojnë jashtë trojeve etnike.
- client: Albswiss
- Location: Zvicër
- Architect: Kushtrim Guraj
- Year Of Complited: 2019
- Project Value: Info për projektin